TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e banorëve të zonës së “Astirit” tek Unaza e Re ka hyrë në ditën e saj të 19-të.
I pranishëm ishte sot edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga disa deputetë demokratë.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama do të paguajë për plagosjet e sotme të qytetarëve para parlamentit.
Sipas Bashës, qytetarët me të drejtën e tyre të mbrojtur nga ligji u goditën ashpër. Ai përmendi gra që janë shtruar në spital me brinjë të thyera e shtylla kurrizore të shembura.
Basha shprehu keqardhje edhe për policen e cila humbi gishtat e dorës ditën e sotme nga një kapsollë e hedhur nga protestuesit.
Për të gjitha këto, Basha deklaroi se Edi Rama do t’a paguajë.
/TPZ.AL/
