AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 13:42

Digjet banesa në Tiranë

Digjet banesa në Tiranë

Një shtëpi private është përfshirë nga flakët në Tiranë. Banesa ndodhet në vendin e njohur si “tregu Cam”.

Policia e zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve.

Ngjarja ka shkatuar panik të qytetarët pasi banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në një zonë mjaft të frekuentuar në këtë orë të ditës.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak: Më datë 27.09.2019, në rrugën “Hajdar Hidri”, në një banesë private ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë kanë nxjerrë pa probleme dhe pa dëmtime të moshuarën që ndodhej në banesë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarri.