TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka komentuar sonte vendimin e ish ministrit Saimir Tahiri për të lënë mandatin e deputetit.
Në një intervistë për Faxnews, Presidenti u shpreh:
“Nuk kam koment për largimin e Tahirit. Drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush”.
I pyetur për dyshimet që thuhet se ka në Gjermani për dhënien e dritës jeshile për celjen e negociatave të Shqipërisë dhe cështja “Tahiri”, Meta tha:
“Janë dy qasje, lidhur me rëndësinë që ka celja e negociatave, vështirësitë për marrjen e një vendimi të tillë, qasja më pozitive që kanë të gjithë aktorët në vend është që celja e negociatave e ndihmon vendin ti adresojë më mirë shqetësimet që kanë dhe partnerët ndërkombërtarë por që janë artikuluar edhe brenda vendit. Celja e negociatave do të thotë më shumë instrumenta, monitorim më i ngushtë nga BE dhe një motivim i të gjithë aktorëve vendas për të arritur standarte më të larta në këtë proces".