TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë zëra flasin për një marrëveshje të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të dorëzuar mandatin e këtij të fundit në këmbim të mosarrestimit.
I ftuar në të “Të Paekspozuarit”, Tahiri e mohoi këtë gjë.
Saimir Tahiri: Meta- Basha duhet të ishin sot në burg. Nuk kam marrëveshje me Ramën, për dorëheqjen, përfshi edhe Edi Ramën, pavarësisht çfarë thotë opozita, pasi është mësuar opozita me këto pazare. Unë dhashë dorhëqjen për të vazhduar betejën time për të vërtetën. Ti e di, që Saliu ka mbrojtur Ilir Metën, Bashën dhe Mediun që ka vrarë dhe duhet të ishin sot në burg. Unë jam hetuar, hetohem akoma, dhe di një gjë që tashmë i shtohet fabula që unë po pengoj integrimin gjë që ska mundësi.
Por a një komplot kundër ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Saimir Tahiri: Unë nuk kam arsye të mendoj që Rama është bërë bashkë me kërkënd që të jetë kundër meje, por edhe sikur, prapë nuk më shqetëson edhe sikur të jetë kështu. Unë e kam thënë që kush janë bërë bashkë, që në kohën kur unë kam qënë Ministër, ka pasur një aleancë “fronti i së keqes” që janë bërë bashkë për të penguar edhe punën time, dhe këta janë bashkë. Unë po hetohem si askush më parë, nga parlamenti nga prokuroria dhe unë nuk besoj se dikush mund të ketë kurajon që të dali nesër dhe të thotë që fajësia apo pafajësia është e blerë apo e shitur, ndërsa përballë ju e dini kemi njerëz që kanë vrarë dhe kanë vjedhur dhe askush nuk është gjykuar dhe dënuar./TPZ.AL/