TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Sipas informacioneve paraprake, arsyeja për katastrofën e avionit mund të kenë qenë zogjtë që hyjnë në motor”, tha agjencia e lajmeve RIA. “Aeroplani nuk u godit nga ndonjë armë apo raketë”. Sukhoi-30SM është një nga avionët luftëtar më të përparuar të Rusisë që e ka kryer fluturimin e tij të parë në vitin 2012. Ai është përdorur në Siri për të nisur raketa ajrore nga Toka mbi grupet e rebelëve dhe për të shoqëruar avionët sulmues e bombarduesit strategjik. Humbja më e fundit ushtarake ndodhi kur një avion transporti u rrëzua në ulje mbi aeroportin Khmeimim në mars, duke vrarë gjithsej 39 vetë në bord. Shtetasit rusë raportohen gjithashtu se shërbejnë si mercenarë të paguar në Siri dhe marrin misione të rrezikshme që shpesh shkaktojnë viktima./Bota.alfall of a #Russian plane in the sea off the port city of #Jabla in #Syria pic.twitter.com/M9b2loCTMA
— MOHAMMED GHORAB (@MGhorab3) May 3, 2018