TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati shpërtheu në akuza ndaj ish Ministrit Saimir Tahiri, në emisionin “Të Paekspozuarit”. Debati u fokusua tek akuzat për trafikun e drogës, ku Bushati tha se shefi i Antimafias Italiane, Franko Roberti, ka thënë që vitet e fundit është trefishuar kultivimi i kanabisit në Shqipëri.
Por ish Ministri Tahiri e mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar Bushatin si një njeri të paguar nga Lulzim Basha. Kjo rriti tensionet në studio, duke kaluar në akuza të forta.
Bushati: Sot të gjithë e pranojnë, që kishte kanabis, e kanë dhënë mediat ndërmombëtare, dhe qeveria e pranoi dhe falenderoi opozitën, edhe Rama edhe Xhafa e kanë pranuar. Ndërkohë që ju thonit ska trafik e zhdukëm.
Tahiri: Unë pas Lazaratit kam thënë, nuk më tregm lufta në Lazarat por më tremb dita e nesërme, pasi do ketë një presion edhe për drogërat e foerta, dhe fenomeni u shtri në zonat që kultivoheshsin prej vitesh. Përsa i përket artikujeve në mediat e huaja, e them sepse e di pjesa e madhe e tyrë janë të paguara. Janë artikuj të blerë dhe ju e dini.
Bushati: U kthyen komisariatet e policisë që pallonin trafikanët. Të janë arratisur Drejtorët e Policisë që vendose vetë. E kthyet komisariatin në bordello trafikantësh./TPZ.AL/
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=4vKj7fxv3cA