AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 15:20

Dhurimi i gjakut, Meta falënderon vullnetarët nga Avokati i Popullit: Kauzë humane

Dhurimi i gjakut, Meta falënderon vullnetarët nga Avokati i Popullit:

Presidenti Ilir Meta prej kohësh i është bashkuar nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i shtetit ka falënderuar punonjësit e institucionit të Avokatit të Popullit që iu bashkuan kësaj nisme.

“Një falënderim të veçantë kam sot për të gjithë punonjësit e institucionit të Avokatit të Popullit, që ju bashkuan me vullnetarizëm “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, duke marrë një rol të dyfishtë në mbrojtje të interesit qytetar me përkrahjen e kauzës humane të dhurimit të gjakut.

I përgëzoj për punën e deritanishme dhe i inkurajoj të vazhdojnë të punojnë më fort në përkrahje të qytetarëve të thjeshtë, për të qenë garant i respektimit të të drejtave dhe lirive të tyre. ??”, shkruan në ‘Facebook’ Meta.