AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 15:04

"Vajzat e mitura u tmerruan nga shpërthimi", drejtori i OSHEE reagon pas vendosjes së ekspozivit

"Vajzat e mitura u tmerruan nga shpërthimi", drejtori  i OSHEE

Tritol në banesë, reagon drejtori i OSHEE, Besnik Masha: Im atë ndjeu erën e barutit, isha me vajzat e mitura

Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në banesën e Besnik Mashës, drejtor i OSHEE-së për Fushë Krujën duke shkaktuar dëme të mëdha, kryesisht materiale.

Në një prononcim për Fax News Besnik Masha u shpreh se nuk ka asnjë konflikt me askënd si për shkak të detyrës apo rrethana të tjera.

“Jam i shokuar nga ngjarja e mbrëmshme, pasi kam qenë aty brenda me dy fëmijët e mi të mitur, vajzën 10 muajshe dhe tjetrën 3 vjeçe. Kam 4 vjet në këtë detyrë dhe skam patur një problem me një njeri, unë dal orë pa orë në punë dhe nuk i jam ruajtur njeriu”.

Drejtori i OSHEE-së, Masha ka treguar për Fax News se ka qenë i ati i cili ka ndjerë aromën e fitilit të barutit: “Ai doli të shohë jashtë banesës, e ka ruajtur vetëm fakti që në momentin e shpërthimit ishte para makinës dhe shpërthimi ka qenë pas saj. Kërkoj zbardhjen e ngjarjes dhe autorët të vihen para drejtësisë. Si kam bërë keq askujt.”, ka deklaruar Masha për Faxnews.