AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 14:27

Kotzias: Së shpejti mbyllim çështjen e detit me Shqipërinë

Kotzias: Së shpejti mbyllim çështjen e detit me

Gjatë një fjalimi ne Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Norvegji ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias tha se negociatat për detin me Shqipërinë do të mbyllen së shpejti.

“Jam optimist, së shpejti do mbyllen me sukses negociatat me Shqipërinë, për paketën me 10 çështje, mes tyre dhe përcaktimi i kufirit detar dhe zonës detare” deklaroi Kotzias.

Ministri grek tregoi për rolin lider të Greqisë në rajon dhe diplomacinë greke të cilën e cilësoi “paqësore, e dinamikës inteligjente dhe e dialogut”.

Kotzias nuk la pa përmendur marrëveshjen e Prespës, ai tha se ishte vendim i qeverisë Cipras të merrte rol aktiv dhe e konsideroi atë risi e një kompromisi të drejtë në rajon, që vlen si burim frymëzimi për raste paralele me mosmarrëveshje shumëvjeçare.

TPZ.AL