AKTUALITET, 17 Qershor 2018, 09:04

Dhunonte vazhdimisht bashkëshorten, bie në pranga 37-vjeçari nga Skrapari

Dhunonte vazhdimisht bashkëshorten, bie në pranga 37-vjeçari

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 37-vjeçar për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi G.K. banues në Skrapar.

37-vjeçari u arrestua në banesën e tij, ndërsa ushtronte dhunë ndaj bashkëshortesh, shtetases A.K, 28-vjeçe.

Njoftimi i plotë

Ushtronte dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga Specialistët e Seksionit për Rendin Publik u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G.K, 37 vjeç, banues në Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.K, 28 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.