TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dy ditës nga dhunimi i biznesmenit Andrea Zoga pranë banesës së tij te “Komuna e Parisit” në Tiranë, nuk ka asnjë person të arrestuar.
Policia deklaroi dy ditë më para se autorët e ngjarjes dyshohet se ishin 3 persona, por ende nuk janë verifikuar.
Vetë biznesmeni denoncoi Eltojon Bodionakun si autori që ushtroi dhunë ndaj tij, madje e ka denoncuar një muaj para se të ndodhte ngjarja, nuk dihet ende nëse është arrestuar apo marrë në pyetje nga policia.
Andrea Zoga nga Spitali i Traumës tha se ishte dhunuar nga 6 persona mbrëmjen e së martës në Tiranë. Biznesmeni ka treguar emrat e personave që e kanë kërcënuar edhe më parë, për shkak të një borxhi që pretendojnë se ka marrë vëllai i tij. TPZ.AL