AKTUALITET, 21 Shtator 2018, 12:48

Arrestimi i mjekëve në Shkodër, reagon sindikata e shëndetësisë: Akt i padrejtë, të lirohen

Arrestimi i mjekëve në Shkodër, reagon sindikata e

Pas arrestimit të 7 mjekëve dhe ish-drejtorit të Spitalit Rajonal Shkodër, ka ardhur reagimi i sindikatës së shëndetësisë.

Kreu i urdhrit të infermierëve në Shkodër Imir Hoxha dhe kreu i sindikatës së shëndetësisë Paolo Kaceri kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të mjekëve, sipas tyre është e padrejtë.

Kërkojnë lirimin e mjekëve dhe infermierëve të arrestuar si një akt aspak i drejtë nga ana e prokurorisë dhe gjykatës. Ata nuk janë kriminelë por njerëz të cilët i kanë shërbyer spitalit dhe qytetarëve ndaj është i pakuptimtë dhe aspak normal arrestimi i tyre”, tha Hoxha.

Sipas sindikatës kjo mënyrë presioni ndaj mjekëve dhe infermierëve është një shtyse më shumë që ata të largohen nga Shqipëria. TPZ.AL