AKTUALITET, 11 Maj 2019, 23:55

“Dhunë shtazarake ndaj Dollapit dhe Vokshit”, Kryetarja e LSI: Do mbajnë përgjegjësi…

“Dhunë shtazarake ndaj Dollapit dhe Vokshit”, Kryetarja e LSI:


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka quajtur si dhunë shtazarake goditjen dhe arrestimin e Sait Dollapit, Sekretar Organizativ i PD-së.

Në statusin e saj, Kryemadhi thekson se dhuna u përdor dhe ndaj Albana Vokshit, ç’ka sipas saj tregon frikën që e ka kapur qeverinë.

“Dhuna shtazarake e përdorur ndaj sekretarit organizativ të PD z. Sait Dollapi dhe znj. Albana Vokshi tregon qartë frikën dhe tmerrin që ka zënë këtë qeveri të inkriminuar. Asnjë deklaratë e blerë apo e sponsorizuar me paratë e drogës nuk e mbulon dot këtë krim që po ushtrohet ndaj çdo qytetari të Tiranes, pjesëmarrës në protestë apo jo.

Përgjegjësit dhe ushtruesit e kësaj dhune shtetërore, me frymëzimin dhe nën urdhërat e Edi Ramës dhe bandës së tij, do të mbajë përgjegjësi deri në fund.

As dhuna fizike, as gazi helmues, as deklaratat e sponsorizuara në mbrojtje të saj nuk mund të mposhtë qëndresën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri demokratike dhe evropiane. Asnjë hap pas!”, thekson Kryemadhi.