AKTUALITET, 11 Maj 2019, 23:48

Banori ankohet për gazin lotsjellës në shtëpi: Ç'është ky vampirizëm?!

Banori ankohet për gazin lotsjellës në shtëpi:


Rruga para Drejtorisë së Policisë së Tiranë u kthye në fushëbetejën e radhës mes policisë dhe protestuesve të opozitës.

Policia lëshoi ujëhedhësen dhe gazin lotsjellës në rrugë, ndërsa protestuesit u përgjigjën me hedhje gurësh.

Një banor në Tiranë ka shkruar në inbox-in e Facebook-ut të RTV Ora se në shtëpinë e tij ka hyrë gazi lotsjellës dhe po i shkakton dëme familjarëve.

Gentiani shkruan: "Mirëmbrema. Jam në Rrugën e Kavajës përballë Volksëagenit ose përballë bllokut të ambasadave. Na ka hyre gazi nëpër shtëpia po na lotojnë sytë!!!!! Ç'është ky vampirizëm?!?! As nëpër shtëpi nuk rrimë rehat???"