AKTUALITET, 11 Maj 2019, 23:16

Ilir Meta thirrje policisë: Çoni Sahit Dollapin në spital!

Ilir Meta thirrje policisë: Çoni Sahit Dollapin në spital!


Presidenti Ilir Meta është tashmë i drejpërdrëjtë. Në reagimin e katërt për ditën e sotme, ai i bën thirrje policisë të lirojë Sait Dollapin dhe mundësisht ta dërgojë për mjekim në spital.

Sait Dollapi sekretari organizativ i PD, mbeti i plagosur pasi u dhunua nga policia.

Reagim i Presidentit të Republikës, Meta:

“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, deklaron Meta.

Krejt të kundërtën ka deklaruar Edi Rama i cili shprehu respekt për policinë dhe tha se kanë nderuar uniformen e Policisë së Shtetit.