AKTUALITET, 11 Maj 2019, 22:58

Qytetarët 'masakrojnë' ambasadën amerikane: Turp! Po mbroni krimin e korrupsionin


Pas reagimit të Ambasadës amerikane në Tiranë, e cila dënonte dhunën në protestë, një numër i madh qytetarësh i janë kundërpërgjigjur ashpër.

Në profilin në Facebook të Ambasadës Amerikane, kanë mbërritur me qindra komente nga qytetarët shqiptarë, të cilët i kërkojnë ambasadës të sillet denjësisht dhe të mbrojë vlerat e lirisë dhe demokracisë, dhe jo një grup horrash në pushtet që kanë marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shumë prej tyre akuzojnë ambasadën se, po mbron krimin dhe korrupsionin.