AKTUALITET, 11 Maj 2019, 23:30

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Zëri i Amerikës: E rëndë, ishte i pambrojtur

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Zëri i Amerikës: E rëndë, ishte i

Zëri i Amerikës ka reaguar pas pamjeve të shfaqura në media,  ku policia dhunon barbarisht, Sekretarin Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

‘Një skuadër e shtuar policore, e armatosur dhe pajisur rëndë, arrestoi sonte në sheshin para parlamentit sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, edhe pasi u identifikua si politikan, duke hequr maskën anti-gaz nga fytyra, i veshur civil dhe i pambrojtur me vetëm një celular në dorë. Forca të shumta policore janë vendosur përpara institucioneve kryesore, kryeministri dhe parlament, gjatë protestës së opozitës’, shkruan Zëri i Amerikës në faqen e Facebook.