TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
OSBE ka shpërndarë një deklaratë për protestën e ditës së sotme, ku sulmon hapur opozitën. Në këtë deklaratë thuhet se organizatorët e protestës duhet të mbajnë përgjegjësi për "dhunën kriminale" të ushtruar në protestë.
"Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë".
Në deklaratën e njëanshme të OSBE, nuk dënohet përdorimi i gazit lotsjellës në mënyrë jo proporcionale dhe as dhuna e ushtruar në mënyrë brutale ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.
/TPZ.al/