TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër vatër ‘lufte’ u regjistrua në Tiranë mbrëmjen e të shtunës, pasi protestuesit mbërritën para drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ata kërkojnë lirimin e Sekretarit Organizativ të PD, Sait Dollapi.
Ky i fundit u arrestua në mënyrë të dhunshme nga forcat speciale.
Nga pamjet filmike duket se oficerët e ndërhyrjes së shpejtë godasin zotin Dollapi. Sipas PD, ky i fundit nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm, thjesht po vendoste maskën kundërgaz.
Me policinë është konfrontuar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila fillimisht është afruar për të kërkuar sqarime rreth shoqërimit të Dollapit.