AKTUALITET, 26 Gusht 2018, 21:46

DETAJET/ Aksidenti me dy të vdekur në Fier, reagon policia: Ja çfarë ndodhi

DETAJET/ Aksidenti me dy të vdekur në Fier, reagon policia: Ja

Sot në mbrëmje në Fier, ka ndodhur një aksident i rëndë që u mori jetën dy personave, Amarildo dhe Festim Dogani.

Dy të rinjtë kushërinj me njëri tjetrin ishin duke ecur në anë të rrugës, kur makina nga mungesa e ndriçimit i ka përplasur për vdekje.

Policia në njoftimin e saj shkruan se dy viktimat kanë qënë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Njoftimi i policisë

Në datën 26.08.2018, në orën 20:40, në urgjencën e Spitalit Fier janë sjellë në gjendje të rëndë shëndetesore e më pas kanë ndërruar jetë shtetasit A.D, 29 vjeç dhe F.D, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga të dhënat paraprake, të dy shtetasit janë aksidentuar në fshatin Arapaj, nga një mjet që drejtohej nga shtetasi A.Ç, banues në fshatin Arapaj.

Dy viktimat kanë qënë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Grupi hetimor ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.