AKTUALITET, 26 Gusht 2018, 20:26

Dortmund fitore me përmbysje, shënon Vitsel dhe feston me… shqiponjë

Dortmund fitore me përmbysje, shënon Vitsel dhe feston me…
Dortmundi ka debutuar me një fitore të bukur në Bundesliga për këtë sezon. Skuadra verdhezi në fillim dukej sikur nuk ishte fare në fushë dhe Lajpcig ka arritur të kalojë e para në avantazh me Agustin. Por më pas ekipi i Dortmundit vendos te rikthehet në fushë me një pamje tjetër.

Ata arrijnë të gjejnë në minutën e 21 golin e barazimit me Dahud dhe më pas në minutën e 40 kanë kaluar në avantazh pas një autogoli. Por, nuk do të mbyllej këtu pjesë e parë pasi është Vitsel ai që shënon një super gol me roveshatë dhe më pas feston edhe me “shqiponjë”. Pjesa e dytë ka qenë e vakët dhe Dortmund ka shënuar një gol në minutën e 91 me Marko Rojs.