AKTUALITET, 26 Gusht 2018, 19:19

“Në burg kryeministri”, mijëra njerëz në Moldavi protestojnë kundër qeverisë

“Në burg kryeministri”, mijëra njerëz në Moldavi

Mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin moldav, Kishiniev për të protestuar kundër Qeverisë së udhëhequr nga Partia Demokratike.

Protesta e sotme është në serinë e disa protestave të organizuara kundër Qeverisë, që janë mbështetur nga diaspora rumune dhe moldave.

Protestuesit janë të zemëruar me politikat e Qeverisë që udhëhiqet nga partia Demokratike, në krye të së cilës është miliarderi, Vladimir Plahotniuc.

Duke valëvitur flamurin e Moldavisë dhe të Bashkimit Evropian, protestuesit kanë brohoritur slogane të ndryshme si “Poshtë mafia” dhe “Dërgojeni në burg Plahotniucun”.

Kjo protestë është organizuar nga partia për Veprime pro-evropiane dhe Solidaritet, Platforma për Dinjitet dhe të Vërtetën si dhe nga Partia Liberal-Demokrate.