AKTUALITET, 26 Gusht 2018, 21:01

Masakër në Florida, flitet për shumë të vrarë, plagoset një shqiptar

Masakër në Florida, flitet për shumë të vrarë,
Një person hapi zjarr të dielën në turneun e videogame Madden NFL 19 në një kompleks argëtimi në qytetin e Xheksonvilit, në atë që autoritetet e Floridës e quajtën një “vrasje në masë”. Media lokale raportoi për katërt të vdekur dhe dhjetë të plagosur. Sherifi i Xheksonvilit paralajmëroi banorët të qëndronin larg zonës, pasi ajo nuk ishte e sigurt. Në Complexity Gaming, Maden, ku edhe ndodhi edhe ngjarja e rëndë, i plagosur në dorë mbeti edhe Drini Gjoka, i cili duhet të jetë shqiptar. Gjoka ishte një nga dy garuesit ne turneun e videogame dhe kandidati kryesor për ta fituar atë.     Jacksonville Landing është një kompleks argëtimi përgjatë lumit St.Johns River. Zona përfshin shumë restorante në buzë të lumit dhe një market. /TPZ.AL/