AKTUALITET, 26 Gusht 2018, 19:12

Shkëlqen Bregu, Skënderbeu shumë i fortë për Kastriotin

Shkëlqen Bregu, Skënderbeu shumë i fortë për Kastriotin
Skënderbeu mori fitoren e dytë, në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Korçarët, fituan pastër në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, me shifrat 0-3 përballë Kastriotit.

Demte ishte ai që hapi shifrat, pas një asisti fantastik nga Krasniqi. Në minutën e 30-të, ishte radha e Dejvi Bregut, që dyfishoi pas një ekzekutimi fantastik nga goditja e dënimit. Kaq në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, ekipi i Shehut menaxhoi mjaft mirë atë avantazh të dyfishtë.

5 minuta nga fundi, pas një shpërthimi të sulmuesit Oto Xhon, ky i fundit nxorri vetëm me portierin Dejvi Bregun, i cili vulosi shifrat 0-3, ndërsa shënoi edhe golin e dytë personal. Tashmë, Skënderbeu ka 6 pikë të plota, ndërsa Kastrioti mbetet në kuotën e 3 pikëve.