AKTUALITET, 26 Gusht 2018, 20:17

Tentuan të vrasin të riun, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Tentuan të vrasin të riun, arrestohen dy persona, një tjetër

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është në kërkim në Durrës, pasi kanë tentuan të vrasin një 20-vjeçar duke e goditur disa herë me thikë në trup.

Policia bën me dijes e ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.15 për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Nikoll Përlleshi 31 vjeç, banues në Durrës;

•Bibë Deda 48 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.B. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe

” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78 / 1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.