AKTUALITET, 26 Gusht 2018, 20:04

Kthehen plazhistët, bllokohen Durrës-Tiranë dhe Levan-Vlorë

Kthehen plazhistët, bllokohen Durrës-Tiranë dhe Levan-Vlorë

Pasditen e kësaj të diele mijëra pushues që janë kthyer nga plazhet drejt shtëpive të tyre, janë përballur me një trafik të bllokuar në disa rrugë. Fluksi ka bllokuar rrugë si, Levan-Vlorë dhe Durrës-Tiranë. Pjesa e rrugës nga Sukthi deri ne dalje te Maminasit ka qenë tërësisht e bllokuar, ndërsa masat e policisë nuk ia kanë dalë të zhbllokojnë trafikun për shkak të mijëra makinave në lëvizje.