AKTUALITET, 26 Gusht 2018, 19:15

Aksident i rëndë në Pukë, i riu transportohet me helikopter drejt Tiranës

Aksident i rëndë në Pukë, i riu transportohet me helikopter

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dedaj të Pukës gjatë ditës së sotme, ndërsa një makinë ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur A. Mehmeti, 18 vjeç. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pukës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.