TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur trishtimin e tij lidhur me aksidentin e sotëm në Maqedoninë e Veriut.
Kreu i shtetit shkruan se, ndjehet pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë Maqedonisë së Veriut në këto orë të vështira.
“Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup - Tetovë. Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror! Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit”, shkruan presidenti Meta në Facebook.
Nga aksidenti në aksin Shkup-Tetovë deri tani kanë humbur jetën 13 persona.