TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestua dy persona dhe ka proceduar një tjetër në gjendje të lirë, pasi kërcënuan me armë zjarri një të mitur në Shijak.
Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit kanë kanosur me armë për motive të dobëta A.V. 17 vjeç. Gjithashtu janë sekuestrohen 2 armë zjarri automatik në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune të mirëorganizuar policore kanë finalizuar operacionin e koduar “Binari Hekurudhor”.
Janë ndaluar shtetasit:
• Domeniko Ceni 21 vjeç, banues në Sukth;
• Isuf Drenova 19 vjeç, banues në Sukth.
Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:
• A.N. 24 vjeç, banues në Sukth.
Shtetasi D.Ceni në bashkëpunim me shtetasin I. Drenova (i ndaluar më dt.30.09.2018), për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.V. 17 vjeç.
Në lidhje me këtë ngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatik model 56.
Shtetasi A.N. nga veprimet hetimore dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka kallëzuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja la leje e armëve luftarake” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve D.Ceni dhe I.Drenova dhe veprën penale “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit A.N. TPZ.AL