AKTUALITET, 14 Janar 2019, 15:30

Detaje nga mbledhja e Kryesisë së PS. Zbulohet urdhëri i prerë i Ramës për deputetët socialistë

Detaje nga mbledhja e Kryesisë së PS. Zbulohet urdhëri i

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e saj, ndërsa janë zbuluar detaje nga mbledhja.

Rama mësohet se ka porositur deputetët e tij që të mërkurën të jenë në Tiranë e mos largohen jashtë vendit, në rast se Kuvendi mblidhet pasnesër dhe jo në datën e parashikuar.

Kjo thirrje ka ardhur, ndërsa Kryeministri ka diskutuar mundësinë e zhvillimit të seancës plenare më datë 16 janar, të mërkurën, dhe jo më 21 siç parashikon fletorja zyrtare raporton Newsbomb.al.

Kujtojmë se emrat e ministrave të shkarkuar dhe atyre të emëruar duhet të kalojnë në Kuvend për votim, e kësisoj “De Juro” ndryshimet janë vetëm në letër. Po ashtu sot Rama i ka çuar sot emrin e tij Presidentit Meta për të marrë postin e ministrit të Jashtëm, ashtu sikurse veproi homologu i tij grek Aleksis Tsipras, pas largimit të Nikos Kotzias.