AKTUALITET, 14 Janar 2019, 14:01

Ritenderimi i segmentit për Unazën e Re, në garë 6 kompani

ARRSH ka mbyllur procesin e ofertave të cilat kanë ardhur nga kompanitë për lotin e parë të unazës së madhe nga pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja. News 24 u interesua pranë ARRSH-së ku si përgjigje mori një letër me shkrim në të cilën janë 6 kompani që kanë marr pjesë në garë.

Kjo është pika e parë pasi ka dhe procedura të tjera do të pritet nëse nga këto kompani do të ketë ankimime dhe më pas do të bëhet vlerësimi i ofertave për të dal me pas në fund të Janarit tek fituesi. Operatorët të cilët kanë marr pjesë në tender nuk u lejuan të futeshin sot brenda në institucionin e ARRSH-së ndonëse hapja e ofertave duhet të ishte transparente.

Lidhur me këtë ritenderim PD denoncoi sot se fituesi i tij është i paracaktuar. Përmes deputetes Pelinku, PD tha se Rama është peng i kësaj afere korruptive, ndërsa shton se ai u kap duke vjedhur me kompanitë fantazmë, ndërsa u shpreh se fituesi është paracaktuar dhe sipas demokratëve ai do të jetë Rrok Gjoka.

Ndërkohë përmes kronikave informative, News 24 ka denoncuar hije dyshime sa i takon këtij procesi. Dy dite pas publikimit të kriterit absurd për vinçin 450 ton news 24 zbulon një tjetër kërkesë të çuditshme nga autoriteti rrugor shqiptar. Bëhet fjalë për shkallën e liçencës që arrsh i kërkon operatorëve në garë.

Në një nga pikat përcaktohet që firma që do marre pjesë në tender të ketë kryer punime me impinate dhe linja telefonike por të jenë të licensë F. Kompania e cila e disponon këtë licensë presupozohet të ketë kryer punime me vlerën mbi 4 mld lekë.

Ky kriter e bën të detyrueshëm që kompania duhet të ketë përvojë të jashtëzakonshme që ka të bëjë me shtrimin e kabllove por jo për ndërtimi rrugëve. Lidhur me skandalin e Unazës së madhe banorët e Astirit të cilët preken nga projekti prej më shumë se dy muajsh vijojnë protestat të pandërprera.