TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët e Shkodrës vijojnë të bojkotojnë mësimin. Ditën e sotme studentët e “Luigj Gurakuqit” i drejtuan dy kërkesa të reja rektoratit.
Së pari, kërkojnë uljen nga 30 në 25 pikë kredite për kalimin nga viti i dytë në të tretin dhe, pika e dytë e kërkeses, ka të bëjë me shkarkimin e këshillit studentor.
Sipas të rinjve ky këshill nuk u përfshi në dinamikën e zhvillimeve që pati protesta studentore, duke mos qënë krah tyre në gjithë këto ditë.
Pasi e dorëzuan në rektorat kërkesën e tyre, ajo pritet të shqyrtohet nga ana e senatit të universitetit në mbledhjen e kësaj të mërkure. Të rinjtë janë të vendosur të vijojnë protestat dhe bojkotin për sa kohë sipas tyre qeveria qëndron indiferente dhe nuk plotëson kërkesat e parashtruara që në ditët e para të protestes.