AKTUALITET, 14 Janar 2019, 14:31

Padia për shpifje, Gjykata e Tiranës përfundon çështjen Balla-Basha

Padia për shpifje, Gjykata e Tiranës përfundon

Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e padisë për “shpifje” të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, kundër liderit demokrat, Lulzim Basha.

Në konkluzonet përfundimtare, avokatët e Ballës kërkuan deklarimin fajtor të kryetarit të PD dhe dënimin e tij për “shpifje”.

Avokatët e Bashës pretenduan se në deklaratat e tij nuk ka elemente të veprës penale. Ata kërkuan përfundimisht pafajësinë e Bashës ose pushim të çështjes.

Përfaqësuesi i prokurorisë në gjyq tha se nuk ka elementë të veprës penale dhe kërkoi përfundimisht pushimin e padisë.

Gjykata është tërhequr për vendimin që do të shpallet pas pak.