TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një banesë në Memaliaj është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme. ‘BalkanWeb’ shkruan se nga flakët vetëm një nga tre dhomat e banesës ka arritur të shpëtohet.
Mësohet se të zotët e shtëpisë kishin lënë lavatriçen në punë, e cila furnizohej me energji nga një prizë treshe që ndodhej në dysheme. Priza ka bërë masë dhe fillimisht ka marrë flakë tapeti e më pas zjarri është përhapur në banesë.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Memaliaj, që nuk kanë asnjë mjet veç fikëseve të dorës, kanë ardhur forcat zjarrfikëse të Tepelenës.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, në momentin kur plasën dritaret nga flakët. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu përhapjen e zjarrit në të gjithë banesën dhe banesat pranë.