TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
36-vjeçari shqiptarë Albert Bako është vrarë nga anëtarët e një bande rivale në burgun e Koridhallos në Athinë.
Bëhet e ditur se Bako sapo ishte transferuar nga burgu i Chania-s. Sipas asaj që shkruan “Protothema” transferimi i tij ishte marrë vesh nga disa anëtarë të një bande rivale, të cilët e futën në kurth dhe e vranë.
Albert Bako është dënuar për sulmin që bëri në Mikrolimano një lokal në Nëntor të vitit 2014, ku u hapi zjarr me kallashnikov dhe plagosën 14 persona.
Gjithashtu ai është përfshirë edhe në vrasjen e avokatit Antonopoulos.