AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 10:19

Protesta për Teatrin, thirrje nga pjesëmarrësit: Çohuni, mos flini, mbroni demokracinë!

Paraditen e sotme, po zhvillohet një protestë përpara Kuvendit, nga qytetarë dhe artistë, kundër planit për prishjen e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar kullat e firmës "Fusha sh.p.k".

Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për të ndërgjegjësuar edhe qytetarët e tjerë duke thënë "Çohuni, mos flini, mbroni teatrin, mbroni demokracinë!".

Ndërkohë, pritet që në seancë plenare të votohet projektligji që i hap rrugë shembjes së Teatrit.

Ndërkohë opozita nuk gjendet në sallë për të kundërshtuar këtë projektligj, por gjendet në Vlorë.

/TPZ.AL/