TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë anëtarë të një familje u vranë në Kajzerica në Zagreb mbrëmjen e djeshme.
Një burrë ka ekzekutuar gjithë familjen dhe më pas edhe veten.
Agresori ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, por ka qëlluar edhe të afërmit e saj.
“Gjatë kërkimit, policia e lokalizoi atë. Në kohën e arrestimit, ai kreu vetëvrasje”, ka thënë policia në raportimin e saj.
Gjashtë anëtarët e familjes mbetën të vdekur në vend, ndërkohë që ka shpëtuar vetëm një fëmijë 7-vjeç.
Xhelozia përmendet si motiv, sipas “Jutarnji List”.
Midis të vrarëve ishin dy burra, tre gra dhe një fëmijë 10-vjeçar.
Pas vrasjes, u organizua një ndjekje agresorit në të gjithë Kroacinë, por rreth orës 4 të mëngjesit burri ishte vendosur në zonën e Brezovicas, ku bëri vetëvrasje.