TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm të rinegociojë marrëveshjen për Brexit, apo daljen e Britanisë nga BE-ja.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva beri me dije se ditën e mërkurë këshilltari David Frost zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, i cili administron negociatat për Brexit-in në emër të vendeve anëtare të BE-së.
Andreeva tha se “të dyja palët i përsëritën qëndrimet e tyre”. Ajo tha se “marrëveshja për Brexit nuk është për rihapje”.
Mes të tjerash Andreeva tha se kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, “do të kenë rastin” të flasin për Brexit-in në Francë, më 24-26 gusht, në margjina të një samiti të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.
Britania ka arritur marrëveshje me BE-në mbi kushtet e ‘divorcit’ nëntorin e kaluar, pas dy vjetësh negociata.
Por, ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik, kryesisht për shkak të politikave në kufirin me Irlandën Veriore, çfarë ka çuar edhe në dorëheqjen e kryeministres së deritashme britanike, Theresa May.