TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndryshon dinamika për hetimet e grabitjes në Rinas. I arrestuari i 6-të, Ragip Haxhiajdini mohon përfshirjen e tij në grabitje.
“Daja” ka sfiduar hetuesit që ta përballin me Alkond Bengasin, i penduari i drejtësisë që e identifikoi Haxhiajdinin.
Ai ka thënë para gjykatës se disponon prova të forta se nuk ka lidhje me grabitjen e Rinasit. Ditën që ka ndodhur vjedhja, ai thotë se ka qenë në një drekë me një grup miqsh.
“Nuk jam unë daja që kërkoni. Flitej për një “Daja”. Kam pamje filmike që nuk isha aty në ditën e grabitjes. Dua të ballafaqohem me Bengasin që më ka identifikuar. Isha në varrimin e Admir Muratajt, sepse kam njohje me familjen e tij.
Kam njohje me Aleksandër Muratajn. Kisha një javë që e shihja ngjarje në TV. Po të kisha lidhje nuk rrija këtu.
Mund të kisha ikur po të doja. Ditën e grabitjes isha në një drekë me një grup miqsh,”- tha Ragip Haxhiajdini, i akuzuar si autori i 6-të i grabitjes në Rinas