LIFESTYLE, 25 Tetor 2017, 11:51

Deri në ç’ pikë shkojnë marrëzirat e VIP-ave?

Zënkat, ndarjet apo vuajtjet që shkaktohen prej tyre, nuk janë të prekshme vetëm nga njerëz që i përkasin një jete normale. Edhe personazhet e njohura në botën e Showbizz, vuajnë dhe i përjetojnë në mos më keq. Një gjë e tillë ka ndodhur me Julia Pawlek. 16-vjeçarja, pas ndarjes me futbollistin Muggy Mike, arriti të hyjë në një klub nate në Middlesbrough , i cili lejohet të frekuentohet vetëm nga njerëz të moshës 18 vjeç e lart, për të takuar për vetëm dy minuta ish të dashurin e saj që ndodhej brenda në klub.

Vetëm pas dy minutash Julia 16 vjeçare u dëbua nga klubi, pasi u identifikua se ishte e mitur. Truprojat e klubit shpjeguan se ajo u fut në klub, me emrin “Ellie Warren”, duke dorëzuar një patentë me të njëjtin emër.

Adoleshentja vetëm në orën 04:00 të mëngjesit, ndau me ndjekësit një foto të Muggy Mike, i cili qëndron i shtrirë në krevat pa këmishë, ku Julia shkruan “Mirë Mike hun”. tpz.al