LIFESTYLE, 22 Tetor 2017, 10:56

Ja si duket Bebe Rexha kur zgjohet nga gjumi!

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha tanimë është emër i njohur në mbarë botën.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale duke filmuar çdo moment nga secili aktivitet që bën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo postoi një video në Instagram në të cilën shfaqet gjysmë e zhveshur në momentin kur është zgjuar nga gjumi.

Duke e mbajtur qenushin e saj në dorë dhe një kafe, Bebe vallëzon nën ritmet e muzikës dhe bën lëvizje provokuese, ndërsa kërkon falje që gjurin e kishte paksa të lënduar.

“Meant to Be” është projekti më i ri nga Bebe Rexha, e cila shumë shpejt ka paralajmëruar se do publikojë edhe videoklipin.