LIFESTYLE, 23 Tetor 2017, 13:04

Ja kush është aktori që bëhet baba për herë të parë!

Morrison, ditën e djeshme në instagramin e tij, ka njoftuar lindjen e djalit të shumëpritur. I ndodhur në një moment lumturie, aktori Matthew është bërë baba për herë të parë dhe se lajmin e jep vetëm pas disa minutash që gruaja e tij lindi.

Në një foto bardh e zi, fëmija emri i të cilit është Revel James Makai Morrison, mund të shihet me grusht, edhe pse i porsalindur.

Bashkngjitur me foton, aktori shkruan: “Për fëmijën tim të porsalindur, Revel James Makai Morrison. Mami dhe babi të do shumë dhe jemi kaq mirënjohës për ardhjen tënde. Besoni tek ne, që t’ju udhëheqim e t’ju mbrojmë gjithmonë....!”