LIFESTYLE, 23 Tetor 2017, 12:22

Imazhe “mbresëlënëse”, në rrugët e Tiranës

Evadimi i inerteve që kanë zënë hapësirat publike, vazhdon të jetë shqetësues në Tiranë. Punonjësve të bashkisë së kryeqyteti, u është dashur të heqin nga rrugët gjërat nga më të çuditshmet. Që nga mobiliet e vjetra, të cilët qytetarët i kanë nxjerrë jashtë përdorimit nga shtëpitë e tyre, e deri tek gomat për zënien e vendeve të parkimit, dhe shumë objekte të tjera. Por një nga problemet e hasura më shpesh, janë edhe inertet. Edhe pse ligji ngarkon qytetarin, që pas kryerjes së punimeve në shtëpi, të bëjë dhe largimin e inerteve, jo të gjithë tregohen të përgjegjshëm. TCH