TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jonida Shehu, është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptarë, e cila shfaqej në ekranin e Top Channel në emisionin, “Pasdite në Top Channel”.
Gazeta “Panorama”, ka zbuluar se, Jonida është larguar përfundimisht nga ky emision, që ditën e premte dhe ky është një vendim që sipas saj nuk do të ketë më kthim pas. “Jam larguar që të premten. U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm”, shprehet moderatorja.
Ditën e sotme, Jonida nuk do të shfaqet më në “Pasdite në Top Channel” dhe akoma nuk kemi një konfirmim se kush do e zëvendësoj Joniden.
Lëvizja e saj, u aludua dhe pak muaj më parë, ku sipas disa burimeve vendimi do bëhej i ditur pas një mbledhjeje mes drejtuesve të televizionit.