TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rio Ferdinand dhe e dashura e tij Kate Wright janë fotografuar, teksa marrin rreze dielli në një festë romantike në Dubai.
Marrëdhënia e tyre nisi në dhjetor të vitit 2016 dhe u bë publike vetëm në korrik të këtij viti, teksa po konsumonin një pije në qendër të Londrës.
Më pas janë fotografuar me pushime së bashku në Portugali dhe Kate ka dokumentuar, afërsinë e saj me fëmijët e Rio në mediat sociale.
26 vjeçarja, Kate është larguar nga vëmendja e mediave, nga jeta e Showbiz, nuk do punojë më në agjencitë ku ka punuar deri tani, për të ndihmuar kështu, rritjen e 3 fëmijëve të Rio-s. Krahas përkushtimit ndaj fëmijëve, Kate zgjedh pushimet dhe palestrën për të kaluar kohën, duke shpresuar kështu që të mos ketë lidhje me markat, të mos përfshihet më në televizion, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jetoje e qetë me familjen e saj.