TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portali i njohur “The Sun”, këtë herë ka zgjedhur pikërisht të rinjtë e Tiranës, ndaj të cilëve ka bërë një artikull. Sipas saj, fëmijët e pasur në Tiranë, ndajnë nga jeta e tyre, skena që nxisin zilin e ndjekësve të tyre në mediat sociale.
[video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/22705553_1187460614686840_3237080163384557568_n.mp4"][/video]
Të tilla si grumbullim parash, makina të tipit fundit, femra të zhveshura apo dhe alkool e pushime luksoze, janë disa nga imazhe të zakonshme për këtë bandë të pasurish. Përmes këtyre imazheve, të cilat mund të gjenden në Instagram, në faqen me emër “richkidstirana” që aktualisht ka 16 mijë ndjekës, ata tregojnë pasurinë e tyre që mbetet në pikëpyetje nëse më të vërtetë e gëzojnë këtë pasuri.
“Disa dekada pas rënies së regjimit komunist më të ashpër të Evropës, adoleshentët shqiptarë, nuk kanë frikë të mburren për mënyrën e jetesës së tyre të pamatur”, shkruan “The Sun”.
[video width="640" height="800" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/22634665_176294292921299_9129334024261599232_n.mp4"][/video]
Nuk është hera e parë që “The Sun” raporton për të rinjtë e pasur, sepse para pak ditësh, ajo bëri një artikull për fëmijët e pasur të Greqisë, të cilët ndajnë skena nga jeta e tyre luksoze.
Ne hodhëm një vështrim faqes, e cila në total ka 954 postime, synimi i së cilës është të bëje Shqipërinë dhe Shqiptarët të famshëm në mbarë botën.
https://www.instagram.com/p/Ban-SKGBJHk/?taken-by=richkidstirana
Ajo që bie më shumë në sy janë para të grumbulluara, makina luksoze, njerëz që mund të jenë emigrantë në vendet e tjera, por dhe personazhe që vijnë nga një familje e pasur. Mes këtyre fotografive, bie në sy dhe reperi i njohur shqiptarë Noizy me mikun e tij i njohur si Varrosi otr. tpz.al
https://www.instagram.com/p/BaTwI5IBquN/?taken-by=richkidstirana
https://www.instagram.com/p/BZWhTLHhq0H/?taken-by=richkidstirana
https://www.instagram.com/p/BZ9bOfjhHmM/?taken-by=richkidstirana
https://www.instagram.com/p/BZ34sWEh3MH/?taken-by=richkidstirana
https://www.instagram.com/p/BaChMUmhvW9/?taken-by=richkidstirana
https://www.instagram.com/p/Bae5KA8BWeN/?taken-by=richkidstirana