TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult në Shkodër janë ende të bllokuara. Më shumë se 30 banorë, ndër të cilët 6 gra dhe 2 fëmijë, ecën më këmbë për orë të tëra në të të ftohtë pas bllokimit të rrugës automobilistike që të çon në drejtim të Shalës në Shkodër.
Banorët kërkojnë që të hapet rruga. Në rast se gjendja vazhdon e tillë, banorët thonë që asnjë politikan të mos kërkojë votë nga banorët e Dukagjinit. Janë rreth 300 familje në njësitë administrative Shalë dhe Shosh, të cilat me rifillimin e reshjeve të dëborës janë izoluar sërish dhe bëjnë thirrje për ndihmë.