AKTUALITET, 16 Mars 2018, 22:01

Denoncimi/ Të burgosurit i rrjepin në gjoba për të drejtat që u takojnë!

Denoncimi/ Të burgosurit i rrjepin në gjoba për të drejtat

Sali Berisha publikoi denoncimin e një të afërmi të një të dënuari në burgun e Rrogozhinës, i cili shprehet se nqs nuk paguan para, i burgosuri nuk nxirret me leje siç i takon.

Sipas denoncuesit, në burgun e Fushë-Krujës, situata ishte edhe më keq akoma.

POSTIMI: 

Te burgosurit i rrjepin ne gjoba per te drejtat qe u takojne!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirembrema doktor Berisha !

Do tju lutesha shume postojeni .

Jam nje familjar nga durrsi i nje te denuari ne burgun e Rrogozhines. Ai sa here qe behet per leje Juristi pa i derguar leket nuk e nxjerr njeri edhe pse i takon me ligj. Pak se po i mbajme me te hame e te pime edhe mrena nburg por edhe ate cfare ju takojne sjua japin . Kur ishte ne burgun e fushe krujes me keq akoma .

Faleminderit i nderuar doktor :

Anonim se nuk e qiten mo me leje

Te lutem postoje tek ty”