TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm ish-deputeti, Klevis Balliu, ka dorëzuar në prokurorinë e Tiranës prova për aktet e paligjshme sipas tij të policisë ndaj banorëve të Bregut të Lumit gjatë aksionit për prishjen e banesave.
“Ka efektivë policie që janë të detyruar të zbatojnë urdhrat. Sot armiku i policisë së shtetit për faj të Edi Ramës janë qytetarët shqiptarë.
Është një krizë politike dhe ekonomike. Sot vazhdon akoma në punë shefi i komisariatit nr. 4, i cili është parë me zë dhe figurë duke dhunuar një vajzë, prova të cilat unë i paraqita sot në Prokurori.
Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç një revolte mbarëkombëtare. Ju i keni parë plot raste si qytetarët janë dhunuar barbarisht. Kujtojmë këtu dhunën ndaj Sait Dollapit. Ne kemi depozituar këto prova, policia duhet të bëjë atë që duhet të bëjë.
Policia thërret si të pandehur vetëm ne dhe mbyll hetimet për çështje konkrete. Policia është kthyer në një laborator që fshin njollat e narkotrafikantëve,”-u shpreh Balliu.