TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Demokracia në Veprim (DnV) në konferencën e dytë për media ka informuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit të ditës së sotme.
Sipas DnV deri në orën 9:30 kanë votuar rreth 6 % e qytetarëve, derisa janë shënuar një varg parregullsish.
“Deri në orën 9:30 kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejtë vote. Ndërkohë procesi zgjedhor është duke u zhvilluar i qetë por nuk kanë munguar as pa rregullsitë gjatë procesit të votimit.
Deri në orën 9:30 qytetarët kanë pasur problem në gjetjen e vendvotimit, janë shënuar rreth 3695 raste në terren”, ka thënë Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë Ekzekutive e organizatës FOL.
Përpos kësaj sipas DnV parregullsi ka pasur në shumicën e komunave të Kosovës, mirëpo në përgjithësi procesi është duke kaluar i qetë.